Maqedoni

Epidemiologët, pro shkurtimit të kohës së izolimit në 7 ditë

24.01.2022 15:55

Izolimi për të infektuarit me virusin korona duhet të shkurtohet nga dhjetë në shtatë ditë, rekomandon Komisioni për Sëmundje Infektive...

Izolimi për të infektuarit me virusin korona duhet të shkurtohet nga dhjetë në shtatë ditë, rekomandon Komisioni për Sëmundje Infektive, ndërsa Qeveria do të marrë vendimin përfundimtar ,nëse do të kaloj apo jo ky propozim dhe kur eventualisht mund të hyjë në fuqi. Epidemiologët janë PËR shkurtimin e kohës së izolimit, dr.Olumcev thotë se duhet të ketë rregulla të lojës, sepse jo secili mund të jetë në gjendje për punë. Te të rinjët varianti Omicron mund të ketë pasqyrë më të lehtë klinike, ndërsa te të moshuarit mund të ketë simptoma serioze.
 
“Kemi goditje serioze edhe në sistemin shëndetësorë por edhe në ekonomi. Pra, neve na duhet popullatë e aftë për punë që të mund të funksionojë shoqëria. Nëse një gjë të till nuk e bëjmë tani, do të ndodhë një paralizë e tërsishme e të gjithë sistemit. Duam apo nuk duam, duhet ta shkurtojmë periudhën e izolimit.”, tha dr Sasho Olumçev, epidemiolog.
 
Ollumcev thotë numri i të infektuarve nuk është real. Është rritur trefish numri i të interesuarve për testim. Sipas tij testet e shpejta nëpër barnatore janë punë shumë e mirë për diagnostifikim të shpejtë, por pas kësaj pacietët nuk lajmërohen që janë pozitiv.
 
“Duhet të rregullohet edhe kjo në njëfar forme, të kemi kontrolle nëpër barnatoret rreth shitjes së testeve, ose testimet të kontrollohen që të kemi numër zyrtar. Cka nëse dikush është testuar dhe rezulton pozitiv por nuk është i regjistruar në sistem.”, tha Olumçev.
 
Ndërkohë personat me diabet kërkojë të lirohen nga puna për shka të Covid 19. Epideilologët thonë se shkak i përkeqësimit të situatës epidemiologjike, nevoiten masa preventive –“Lirim nga puna” për të smurët kronik nga përgjegjësit e punës dhe shkollës, sidomos ato me diabet.
 
FARIJE DAUTI BAKIU