Maqedoni
Osmani: Tejkalimi i situatës kërkon rezultate
24.01.2022 16:23
Për tejkalimin e çështjeve të hapura nevojiten rezultate nga të dyja palët..

Për tejkalimin e çështjeve të hapura nevojiten rezultate nga të dyja palët, ka deklruar ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani në prag të seancës së përbashkët qeveritare në Bullgari. Në një intervistë për BTV-në, ai tha se grupet e sapoformuara duhet të krijojnë një lidhje të fortë mes njerëzve, bizneseve dhe akademisë që do të mbijetojë edhe nëse politikanët nuk janë dakord.
“Nuk mund të bazohmi vetëm në besimin politik dhe marrëveshjet politike.Marrëdhëniet tona duhet të bazohen në shtresa dhe rrjete bashkëpunimi ndërmjet shtresave të ndryshme të shoqërisë. Nëse lidhim njerëzit në një rrjet, nëse lidhim bizneset në një rrjet, nëse lidhim universitetet në një rrjet, krijohet një ndërtim i tillë shtresash që edhe nëse ndërpritet bashkëpunimi politik, ndërtimi i fortë i bashkëpunimit do të mbetet.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
Sipas Osmanit puna e komisionit historik nuk është produktive, ndaj thotë se ndoshta duhet të ndryshohet përbërja edhe e delegacionit bullgar për të shënuar përparim.
“Ne kemi ndrruar deri tani dy anëtarë të komisionit, Republika e Bullgarisë nuk ka ndrruar përbërjen e saj. Ndoshta duhet të ndjekë përvojën tonë, nuk po paragjykoj, thjesht po them që duhet të bëjmë një analizë për të përcaktuar se çfarë ishte e mirë dhe çfarë ishte e keqe.”, tha Osmani.
Nuk është e diskutueshme që komuniteti bullgar të përfshihet në kushtetutë si e drejtë për integrimin e pjesëtarëve të bashkësive të tjera etnike, thotë Osmani, i cili paralajmëroi se së shpejti do të bëhet i ditur edhe emri i ambasadorit të ardhshëm në Sofje.
NAIM RAMADANI
