Maqedoni

Ajro: Jemi në pikun e valës së llojit Omikron

24.01.2022 16:45

Është rritur dukshëm numri i personave të infekrtuar me llojin Omicron të virusit Korona....

Është rritur dukshëm numri i personave të infekrtuar me llojin Omicron të virusit Korona. Në bazë të të dhënave nga ministria e shëndëtëise konkludojmë se është arritë piku i valës me infeksionin Omicron thotë mjeku Rijad Ajro. Ai njëherit potencon se bëhet fjalë për variant të virusit që shumë më shpejt përhapet dhe përcohet  tek popullata sesa variantet e kaluara. Ajro thotë se kjo valë e virusit mund të zgjasë përafërsisht deri në pranverë.
 
“Për momentin me numrat aktual nga Ministria e Shëndetësisë mund të konkludojmë që kemi arritë pikun e valës me infeksionin  Omikron varianti i virusit SarsCov 2. Sa do të zgjasë kjo valë prej të dhënave që mund t’i parashikojmë duke e ditë se bëhet fjalë për  një variant të virusit i cili shumë më shpejt përhapet përçohet kontaizitetin e ka më të lartë sesa variantet e kaluara dhe duke u nis prej faktit që imuniteti I fituar paraprak ose me tejkalim të sëmundjes ose me vaksinim mbron shum pak nga infeksioni me këtë variantë, mund të presim që kjo valë të zgjasë përafërsisht deri kah pranvera.”, tha Rijad Ajro, mjek i përgjithshëm.
 
Ajro: Në pranverë parashihet ulja e infektimeve 
 
Numri i pacientëve është rritur edhe shkaku I kohës së ftohtë dhe se viruset Korona janë viruse respiratore dhe përhapen më shumë gjatë periudhës së dimrit. Mjekët rekomandojnë për kujdes të shtuar në këtë periudhë, sepse ende nuk dihet që ky variant është më i lehtë sesa ato  paraprakë, për evitimin e përkeqësimit të  gjendjes shëndetësore.
 
“Koronaviruset janë viruse respiratore të cilët më lehtë përçohen gjatë periudhave të ftohta se njerëzit më shum rrijnë nëpër hapësira të mbyllura dhe për këtë variantin e funditë është shkruar percepcion se është formë më e lehtë e sëmundjes Covid-19 që nuk do ta kishin interpretu bash kështu se nuk e dijmë saktësisht se a bëhet fjalë për patogjenitet të ulët dhe virolencë të ulët të vet variantës Omicron apo bëhet fjalë për simptomatologji më të lehtë të sëmundjes I përshkruhet faktiti se gati 70 përqind e popullatës janë të imunizuar ose me vaksina ose me kalim paraprak të sëmundjes Covid-19, dmth është herët të konkludojmë që variant Omicron është i lehtë prej të cilës nuk duhet të frikësohemi.”, tha Ajro.
 
Mjeku Rijad Ajro apelon popullatën që të vaksinohen sidomos personat e moshuar dhe ato me sëmundje kronike dhe të ruhen sa më shumë duke i respektuar masat, sepse imuniteti vaksinal dhe ai nga tejkalimi i sëmundjes nuk mbron shumë  nga reinfeksioni. Personat e imunizuar me tre doza kanë imunitet më të lartë nga format e rënda të sëmundjes të shkaktuara nga variant Omicron. Vaksinat të mbrojnë përafërsisht rreth 90 përqind nga përfundimi fatal prej variantit omicron, thotë mjeku përgjithshëm  Rijad Ajro.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI