Maqedoni

Sofje, pritje delegacionit qeveritar të RMV-së

24.01.2022 17:26

Me nderime të larta shtetërore qeveria bullgare ka pritur delegacionin e RMV-së në Sofje...

Me nderime të larta shtetërore qeveria bullgare ka pritur delegacionin e RMV-së në Sofje, në qendrën "Aleksandar Nevski", të udhëhequr nga kryeminsitri Dimitar Kovaçevski, me pjësëmarrje të 13 ministrave të vendit. 

Ceremonia solemne i paraprin takimit të nesërm mes dy delegacioneve, respektivisht seancës së përbashkët mes dy qeverive, ku do të kenë fjalim dy kryemnsitrat, Kovaçevski dhe Petkov, ndërkaq pritet të firmosen edhe disa marrëveshje dypalëshe.

Takime do të kenë edhe kryetarët e katër komisioneve të punës, ndërsa jozyrtarisht mësohet se do të takohen edhe bashkëudhëheqësit e komisionit të përzier, Angel Dimitrov dhe Dragi Gjorgjiev.

Në vigjilje të seancës së dytë të përbashkët, minsitri i jashtëm Bujar Osmani është takuar me homologen e tij bullgare, Teodora Gençovska.
 
Gjendja aktuale e dialogut politik dhe marrëdhëniet dypalëshe duke përfshirë edhe zbatimin e Marrëvshjes së Mirë si dhe përgjgija e dorëzuar nga RMV ndaj propozimeve nga Bullgaria për paketën e çështjeve politike, të ashtuquajtur, 5+1, kanë qenë  temë e bisedimeve  e diplomatëve nga dy vendet.
 
Ata kanë përshëndetur iniciativën për formimin e grupeve sektoriale, duke e vlerësuar si mjet për përmirësimin e e dialogut politik mes Maqedonisë së Veritu dhe Bullgarisë.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU