Maqedoni
Parashikimi i motit
25.01.2022 09:00
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell por shumë të ftohtë. Gjithashtu do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -14°C deri -6°C, kurse maksimalja do të arrijë prej -3°C deri në 6°C.
Në Shkup do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta, ftohtë dhe me erë kohë pas kohe veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në -11°C, kurse maksimalja do të arrijë deri në 2°C.
Deri të mërkurën moti do të jetë i ftohtë, ndërsa më pas do të ketë ngritje graduale të temperaturave.
