Maqedoni
Shkup, sanksionohen 161 shoferë, 22 për tejkalim të shpejtësisë
25.01.2022 09:17
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 161 sanksione.
Njëzet e dy sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, shtatëmbëdhjet sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer dhe dhjet sanksione për automjete me defekte teknike.
Poashtu janë shqiptuar edhe tetë masa për shofer fillestar, trembëdhjet sanksione për përdorim të celularit gjatë vozitjes, katër masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe katër sanksione për kalim të sinjalit të kuq të mbyllur.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
