Botë

Stuhi bore në Greqi

25.01.2022 09:46

Moti i keq me temperatura të ulëta dhe stuhi dëbore ka mbërthyer Greqinë....

Stuhia e dëbore në Greqi, ka ulur ndjeshëm temperaturat në të gjithë vendin.

Moti i keq ka bërë që shumë shkolla të mbyllen, linjat e trenave dhe autobusëve të anulojnë udhëtimet, ndërsa energjia elektrike është ndërprerë për disa orë.

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, plazhet ranore u mbuluan nga bardhësia, duke dhuruar pamje të veçanta.