Paketa për fëmijët e fshatit SOS
Qyteti i Shkupit ndau sot paketa për fëmijët e fshatit SOS në Shkup, për t’u dhuruar pak gëzim festash në këtë prag të Vitit të Ri....

80 fëmijë pranuan paketa nga kreu i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, i cili i dhuroi një furrë edhe qendrës, për t’u gatuar fëmijëve të këtij fshati gjellët më të shijshme.
“Ju fëmijë ju mbetet të mësoni për ta shtuar diturinë tuaj. Ju dëshiroj në Vitin e Ri të jeni të lumtur dhe të hareshëm, të rriteni pa brenga, në harmoni dhe dashuri, të duheni dhe të keni mirëkuptim mes vete, sepse ajo është privilegj që çon drejt ardhmërisë së suksesshme dhe të ndritshme”- deklaroi kryetari i Qyteti të Shkupit, Koce Trajanoski.
Vitin e kaluar, Qyteti i Shkupit rregulloi brendinë e njërës nga shtëpitë. Trajanovski, premtoi edhe më tej përkrahje për fshatin e fëmijëve SOS. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)
