Botë
Kamerun, 8 të vdekur në një ndeshje futbolli
25.01.2022 11:51
Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar gjatë një përplasje në një ndeshjeje futbolli të Kupës së Kombeve të Afrikës në Kamerun....

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar gjatë një përplasje në një ndeshjeje futbolli të Kupës së Kombeve të Afrikës në Kamerun.
Dëshmitarët përshkruan skena kaotike, ndërsa mijëra tifozë përpiqeshin të merrnin pjesë. Nga 38 personat e lënduar, shtatë janë në gjendje të rëndë. Sipas zyrtarëve një fëmijë është në mesin e të vdekurve. Stadiumi ka një kapacitet prej 60 mijë personash por për shkak të kufizimeve të Covid nuk ishte menduar të ishte më shumë se 80% i mbushur për ndeshjen e së hënës. Zyrtarët e ndeshjes u cituan të kenë thënë se rreth 50 mijë njerëz po përpiqeshin të merrnin pjesë. Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) tha në një deklaratë se po hetonte situatën. Ndeshja e fundit ndërmjet Kamerunit dhe Komoros u zhvillua pavarësisht incidentit dhe përfundoi me fitoren 2-1 të mikpritësve.
