Botë

Greqia shtyn masat anti-Covid deri më 7 shkurt

25.01.2022 13:49

Greqia ka vendosur të shtyjë deri më 7 shkurt masat anti-Covid në fuqi...

Greqia ka vendosur të shtyjë deri më 7 shkurt masat anti-Covid në fuqi.
 
Sipas njoftimit, të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:
Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.
 
Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.
 
Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike (https://travel.gov.gr), me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.
 
Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.