Botë

Boris Johnson nën hetim për festën gjatë pandemisë

25.01.2022 14:03

Policia britanike ka nisur një hetim për festat e mbajtura në selinë е kryeministrit Boris Johnson...

Policia britanike ka nisur një hetim për festat e mbajtura në selinë е kryeministrit Boris Johnson gjatë pandemisë, në një kohë kur grumbullimet ishin të ndaluara.
 
Nisja e investigimit vjen pas raportimeve të fundit se kryeministri Johnson festoi datëlindjen e tij në dhomën e mbledhjeve të qeverisë më 19 qershor. Downing Street nuk mohon mbajtjen e festës, ndërsa thekson se Boris Johnson qëndroi aty për më pak se 10 minuta. Policia po kontrollon për “shkelje të mundshme të rregullave anti-covid” gjatë dy viteve të fundit.