Maqedoni
Ndahet nga jeta veprimtari i çështjes shqiptare, Selim Beqiri
24.12.2014 16:26
Nga një sëmundje e shpejtë dhe e pashërueshme, mbrëmë, në moshën 51 vjeçare ndërroi jetë Selim Beqiri...

Aktivisti, njeriu i paepur, njeriu i kulturës, patrioti, njeriu që në moshën 18 vjeçare kreu shërbimin ushtarak në Gjykatën Ushtarake në Slloveni, me motivacion rrënimin e Sistemit Kushtetues dhe përgatitjen e diversantëve kundër Jugosllavisë, dënohet me katër vjet e gjysmë burg.
Ai dënohet bashkë me shokët e tij, Afrim Papraniku, Naser Selmani e Galip Zhilivoda, të cilët pastaj përfundojnë në burgun e Idrizovës. Selim Beqiri, dënohet për herë të dytë për pjesëmarrje në demonstratën e Kosovës në vitin 1989.
Selim Beqiri, pasi mbaroi fakultetin ekonomik, punonte në komunë si referent për çështje të kulturës e të arsimit, ishte i martuar, baba i katër fëmijëve.
Për në banesën e fundit do të përcillet nesër në orën 12, në varrezat e qytetit.
ATLI DEMA
