Botë
Zbulohet anija e mbytur në 1918 në gjirin e Durrësit, pjesë e trashëgimisë së qytetit
25.01.2022 14:16
Është zbuluar së fundmi, në thellësitë e Adriatikut, në Gjirin e Durrësit....

Është zbuluar së fundmi, në thellësitë e Adriatikut, në Gjirin e Durrësit, anija e parëe ushtarake për transportin e nëndetëseve për llogari të Japonisë, gjatë Luftës së Parë Botërore.
Anija “Verbano” u mbyt në nëntor të vitit 1918 pasi ndeshi në dy mina detare teksa lundronte nga Kotorri drejt Libisë. Ajo ishte pronë e Marinës Mbretërore Italiane.
Me zbulimin e këtij objekti, arkeologjia nënujore shqiptare shënon një tjetër arritje. Për herë të parë, grupi teknik i zhytësve, pjesë e projektit të Institutit të Arkeologjisë për krijimin e hartës së trashëgimisë nënujore të Durrësit, thyen një rekord thellësie.
Andrea Bada dhe Denis Nova janë dy zhytës teknikë të specializuar për thellësitë e mëdha. Në nivel vështirësie për herë të parë në Shqipëri kapërcehen thellësitë deri 50 metra dhe kalojmë në studimin e mirëfilltë ku kemi të dhëna që mund të gjejmë relikte të rëndësishme qofshin ato të antikitetit, apo periudhave më modern.
Kjo gjetje ka sjellë shumë interes edhe në Italinë, jo vetëm për vlerat historike të kësaj anije, po dhe për ato humane që mbart. Pjesa më e madhe e ekuipazhit ushtarak humbi jetën në të.
