Maqedoni
Sofje, mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, Petkov: Pres ton konstruktiv në bisedimet dypalëshe
25.01.2022 14:57
Ka shpresë dhe optimizëm për tejkalimin e dallimeve ndër-shtetërore, sepse raportet mes palëve janë përmirësuar...

Ka shpresë dhe optimizëm për tejkalimin e dallimeve ndër-shtetërore, sepse raportet mes palëve janë përmirësuar dhe presim rezultate konkrete dhe marrëveshje reale. Ky është qëndrimi i kryeministrit bullgar Petkov, pas seancës së përbashkët mes dy qeverive shtetërore në Sofje. Bisedimeve iu është dhënë qasje tjetër dhe duhet të përmirësohen marrëdhëniet, tha Petkov, i cili sheh entuziazëm edhe në punën e komisionit të historisë.
“Besoj se ky dialog, kjo punë konstruktive do të zëvendësojë nacionalizimin, gjuhën e urrejtjes, sjelljen diskiminuese dhe do të dëshmojë se kur në të dyja palët ka njerëz që duan fqinjësi të mirë, duhet vetëm funksion i punëve të mira. Njerëzit duhet të takohen, të bisedojnë, të kenë kornizë të përbashkët…Profesorët nga të dy vendet kanë theksuar se janë të gatshëm për mënyrën e re me ton konstruktiv. Kuadri i komisionit nuk do të pëson ndryshim.”,- tha kryeministri i Bullgarisë, Kril Petkov.
Kovaçevski: Bashkëpunimi të shpie në fillimin e bisedimeve me BE-në
Do të përkushtohemi në gjërat që kanë pësuar lëshim vitet e kaluara, theksoi kryeministri Kovaçevski, duke përmendur bashkëpunimin në ekonomi, arsim, infrastrukturë dhe inovacione. Në rrugën eurointegruese të vendit, Kovaçevski tha se vendi do ta marrë shembull Bullgarinë, si anëtare e unionit. U përgjigj edhe për të drejtat e komunitetit bullgar në RMV. Potencoi se kërkesa do të shqyrtohet kur të hapet kushtetuta gjatë udhëtimit për në BE.
“Qytetarë tjerë në shtet të cilët vet-përcaktohen në mënyrë tjetër, mund të kërkojnë që të jenë pjesë e Kushtetutës së RMV-së. Ky është proces që kalon përmes ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë të përfshira në shumë institucione. Në rast se ndodh kjo, ndërsa normal që do të ndodh në rrugën e një shteti drejt BE-së, meqenëse atëherë hapet kushtetuta që të bëhen ndryshime të tjera. Asokohe do të përfshihen edhe këto çështje, në bazë të kërkesave të qytetarëve... Sa i përket çështjeve politike, kriter i suksesshëm do të ishte nëse këto komisione dhe dialogu politik mes qeverive , do të arrijnë marrëveshje, që në periudhë të afërt të kemi konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në.”,- tha kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
Dy kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov, u shprehën të kënaqur për qasjen e komisioneve të punës mes dy vendeve, për aktivitetet planet dhe projektet që kanë hartuar. Memorandumet e nënshkruara në Sofje, i quajtën nisma të bashkëpunimeve të reja, duke i kualifikuan si mjet për përmirësimin e dialogut politik mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
