Botë

Situata në Ukrainë, trupat amerikanë në gatishmëri

25.01.2022 15:16

Shtetet e Bashkuara vendosën mijëra trupa në gatishmëri për t’u dërguar në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë nëse do të jetë e nevojshme....

Shtetet e Bashkuara vendosën mijëra trupa në gatishmëri për t’u dërguar në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë nëse do të jetë e nevojshme. Pentagoni ka vendosur në gatishmëri rreth 8,500 trupa me bazë në SHBA me qëllimin që t`i shkojnë në ndihmë NATO-s. Zëdhënësi John Kirby sqaroi megjithatë se SHBA-ja mund të ofrojë edhe trupa të stacionuara tashmë në Europë.
 
Presidenti, Joe Biden, zhvilloi një video-konferencë me aleatët europianë në mesin e paralajmërimeve se rreziku i një pushtimi rus në Ukrainë, është i lartë. Frika nga një agresion i mundshëm ushtarak ndaj shteteve evropiane në kufi me Rusinë e ka nxitur BE-në të rikthejë në tryezë ngritjen e një ushtrie të përbashkët europiane që do të mbronte edhe Ballkanin Perëndimor.
 
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se kjo forcë ushtarake nuk do të dublojë NATO-n, por disa shtete anëtare janë të pakënaqura nga bashkëpunimi ushtarak me SHBA-në.