Maqedoni

“Transparensi Interneshënëll”: Maqedonia e Veriut në vendin e 87 për korrupsion

25.01.2022 16:21

Maqedonia e Veriut bie për 24 vende, në vendin 87 sa i takon indeksit të korrupsionit të matur nga “Transparensi Interneshënëll”....

Maqedonia e Veriut bie për 24 vende, në vendin 87 sa i takon indeksit të korrupsionit të matur nga “Transparensi Interneshënëll”. Rezultati pozitiv vjen si pasojë e përmirësimit të të drejtave të njeriut, zgjedhjet e fundit, proceset reformuese, proceset gjyqësore për korrupsion të lartë, punën e komisionit anti-korrupsion dhe planit aksionar për luftë kundër korrupsionit. Edhe përkundër rënies, në mesin e 180 vendeve të përfshira në hulumtim, vendi mbetet në një grup me Kolumbinë, Etiopinë, Marokon, Tanzaninë, Vietnamin, ndërkaq nga vendet e rajonit bashkë me Kosovën.
 
“Nuk janë bërë hapa në reformat e gjyqësorit të cilat ende po ngecin dhe kjo shihet nga rezultatet e hulumtimit, dhe reforma të tjera, të cilat duhet në mënyrë shtesë të realizohen. Megjithatë këto aktivitete që janë realizuar në dy vitet e fundit veç më tregojnë ndikimin dhe për këtë kemi përmirësimin të indeksit të perceptimit të korrupsionit.”,- tha kryetarja e “Transparensi Interneshënëll” – Maqedoni, Sllagjana Taseva.
 
Rezultate më të mira vendi ka shënuar në vitin 2015-të duke u klasifikuar në vendin e 66, theksoi Taseva.
 
Nga vendet e rajonit Serbia renditet në vendin e 96-të, vijojnë Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria, Sllovenia dhe Kroacia.
 
Vendet mirë të renditura në analizën e “Transparensi Interneshënëll” janë Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re me 88 pikë. Më keq të klasifikuara janë Jemeni, Sudani, Siria dhe Somalia. 
 
MERAL ISMAILI