Maqedoni
Covid-19, imunizimi masiv do të zvogëlonte vdekshmërinë
25.01.2022 16:35
Javën e kaluar nëntëdhjetë e shtatë persona humbën jetën për shkak të komplikimeve nga Covid-19...

Javën e kaluar nëntëdhjetë e shtatë persona humbën jetën për shkak të komplikimeve nga Covid-19, shumica e tyre ishin mbi moshën 60-vjeç, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Epidemiologët thonë se imunizimi kolektiv do të ulte numrin e vdekshmërisë nga Covid-19, por në vendin tonë procesi i imunizimit është shumë i ngadalshëm.
“Para së gjithash duhet të fillojmë me problemin e mosvaksinimit, domethënë ajo çfarë nuk është arritur në procesin e vaksinimit. Duhet të bëjmë diçka për vaksinuar sa më shumë popullsinë, në këtë mënyrë do të formohej imunitet më i lartë kolektiv, por kjo nuk ndodhi në vendin tonë. E dyta është se ne jemi popull që kemi edhe komorbiditete tjera.”,- tha mjeku, Zllate Mehmedoviç.
Mehmedoviç thotë virusi kryesisht i godet personat me imunitet të dobët, ndërsa gjendja komplikohet më shumë te të sëmurët kronikë. Apelet për t’u vaksinuar edhe më tej vazhdojnë nga institucionet shëndetësore por edhe nga ekspertët e fushës. Në mbledhjen e mbrëmshme Shtabi kryesor koordinues e miratoi rekomandimin e Komisionit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse për zvogëlimin e kohës së izolimit nga 10 në 7 ditë. Për këtë vendim do të vendoset në mbledhjen e Qeverisë.
FARIJE DAUTI BAKIJU
