LSDM për luftën kundër korrupsionit: Kemi bërë progres serioz

25.01.2022 17:17

Në luftën kundër korrupsionit është realizuar progres serioz....

Në luftën kundër korrupsionit është realizuar progres serioz. Kështu vlerësojnë nga LSDM, sepse në raportin e “Transparensi Interneshënall” RMV ka epërsi për 24 vende dhe ky është rangimi më i mirë për vendin në gjashtë vitet e kaluara. 

“Sa i përket rajonit po ashtu kemi avancim më të madh dhe në listën e Transparenci pas nesh është Serbia, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina. Në raportin e Transparensi qartë definohet se ndjekja e funksionarëve të Qeverisë është një ndër arsyet për progres në luftën kundër korrupsionit. Kjo është tregues për suksesin e masave dhe politikave të Qeverisë të kryesuar nga LSDM, para së gjithash realizimi i suksesshëm i planit në luftën kundër korrupsionit dhe reformat në gjyqësi.”,- tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

VMRO-DPMNE - ASh: Mbetemi në grupin e shteteve më të korruptuara

Por, progresin e mohojnë partitë opozitare VMRO-DPMN dhe ASH-ja duke radhitur vendin në grupin e shteteve më të korruptuara.

“Sipas vlerësimit të këtij raporti, nuk ka asnjë ngritje në rejtingun për Maqedoninë, ajo mbetet në grupin shtet më i korruptuar në Evropë.  Ajo gjendet në grupin e njëjtë, por për dy vende pas Kosovës dhe para Maqedonisë janë Etiopia dhe Maroku me numër  të njëjtë  pikësh me Tanzaninë.”,- u shpreh Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE.

Regjimi aktual është ndër më të korruptuarit në botë dhe në vlerësimin e këtij viti radhitet në grupin e vendeve si Tanzania, Suriname, Maroko, Etiopia, Kolumbia dhe të tjera. Për të qenë ironia edhe më e madhe, vendet të cilat deri dje janë llogaritur si më të korruptuara, sot janë në pozicione shumë më të mira se vendi ynë, ndërsa larg Maqedonisë së Veriut janë edhe vendet diktatoriale si Kuba.”,- thuhet në kumtesën e ASh- së.

Sipas partive opozitare, VMRO-DPMNE-së dhe ASH-së, lufta kundër korrupsionit nuk ekziston në Maqedoni dhe këtë e tregon edhe raporti  “Transparensi Interneshënall”. (Flutura Latifi, TVM2)