IShP: Javën e fundit u rritën infektimet për 4.5%
Në periudhën prej 17 deri më 23 janar....

Në periudhën prej 17 deri më 23 janar janë regjistruar 11.610 raste të reja me Kovid-19 në 35 qytete të vendit, që paraqet rritje prej 4.5 për qind në krahasim me një javë më parë kur ishin të sëmurë 11.115 persona.
Përqindja e pozitivitetit lëviz prej 23.6 deri 34.4 për qind, apo mesatarisht 29,1 për qind. Po ashtu janë regjistruar 1.559 riinfektime apo për 25 për qind më shumë.
Në këtë periudhë janë regjistruar 97 raste të vdekjes, përkatësisht për 76.4 për qind më shumë në krahasim me javën e kaluar.
Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën prej 17 deri më 23 janar janë testuar 39.289 materiale për Kovid-19, që është ulje prej 15.6 për qind në raport me javën e kaluar.
Përqindja e pozitivitetit lëviz prej 23.6 deri 34.4 për qind apo mesatarisht 29.1 për qind.
Janë regjistruar persona të sëmurë të gjitha grup moshave, por më e përfaqësuara është grup moshat prej 30 deri 39 vjeç me 2.711 të sëmurë apo 23.4 për qind dhe prej 40 deri 49 vjeç me 2.424, përkatësisht 20.9 për qind.
Numër më i vogël 267 apo 2.3 për qind është regjistruar tek grup mosha prej 0 deri 9 vjeç.
Në periudhën e njëjtë janë shëruar 7.627 persona të cilët kanë qenë të hospitalizuar apo në mjekim shtëpiak.
Prej fillimit të vaksinimit e deri më 22 janarin të këtij viti gjithsej janë vaksinuar 864 mijë e 759 persona me më së paku një dozë të vaksinave kundër COVID-19. Ndërsa me dy doza janë vaksinuar gjithsej 841 mijë e 143 persona, derisa me dozën e tretë të tretë janë vaksinuar 122 mijë e 752 persona.
Në repartet infektive në vend aktualisht në trajtim spitalor janë 576 pacientë, ndërsa ka 183 krevat të lirë. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
