21 viktima dhe 2341 raste të reja

25.01.2022 18:36

Në 24 orët e fundit në vend....

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar edhe 2.341 raste të infektimit me Kovid-19. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë nga 6.193 të testuar, 2. 341 kanë rezultuar pozitiv. Poashtu janë regjistruar 308 riinfektime.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1.470 pacientë dhe 21 të tjerë e kanë humbur jetën. Po ashtu njoftohet edhe për 1 të vdekur më 19 janar.

Gjithashtu, 4 persona janë raportuar nga Spitali i Gjevgjelisë.

Aktualisht në vend ka 20 mijë e 856 raste aktive.