LSM fton deputetët: Prioritet pagat e punëtorëve, jo heqja e apanazhit

25.01.2022 18:49

Lidhja e Sindikatave u bëri thirrje deputetëve...

Lidhja e Sindikatave u bëri thirrje deputetëve që të votojnë iniciativën e tyre për zgjidhje ligjore për rritjen e pagës minimale për 60 për qind të pagës mesatare ose 18.000 denarë.

Përmes një komunikate LSM porosit deputetët e të gjitha partive politike se prioritet duhet të jenë pagat e punëtorëve, e jo ligje të tjera që të heqin apanazhet, zgjedhjet. Sipas LSM-së, nëse deputetët menjëherë dorëzojnë dhe votojnë ndryshimet në Ligjin për pagën minimale, do të dëshmojnë se me të vërtetë kujdesen për punëtorin dhe ekzistencën e tij në kushte krize të Kovid-19, ekonomike dhe energjetike.

LSM u bën thirrje të gjitha partive politike menjëherë t’i paraqesin dhe votojnë ndryshimet ligjore në Ligjin për pagë minimale dhe me atë të dëshmojnë se me të vërtetë kujdesen për punëtorin dhe ekzistencën e tij në këtë krizë të pandemisë, energjetike dhe ekonomike”, porosisin nga LSM.