KShZ: Konfirmohen dy deputetet e reja në kuvend
Komisioni Shtetëror Zgjedhor...

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme zyrtarisht konfirmoi Sanela Skrielj dhe Marija Koçovska si deputete të reja të LSDM-së në Kuvend, duke zëvendësuar dy ministra në qeverinë e re të Dimitar Kovaçevskit.
Tashmë mandatet e tyre parlamentare duhet të verifikohen në seancë plenare në parlament, përmes Komisionit për rregullimin e mandatit dhe Imunitetit.
Sanella Shkrielj, e cila ishte zv/ministre e Punës dhe Politikës Sociale në qeverinë teknike para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2020, hyn në parlament si kandidate nga zona e dytë zgjedhore, duke zëvendësuar Slavjanka Petrovskën e cila është emëruar ministre e Mbrojtjes.
Marija Kochovska e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare garoi në njësinë e pestë zgjedhore merr detyrën e deputetit nga radhët e LSDM-së, në vend të Bisera Kostadinovska-Stojçevska e cila nga deputete u emërua ministër e kulturës në qeverinë e re të Kovacevskit.
