Maqedoni
Parashikimi i motit
26.01.2022 09:02
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell, por të ftohtë...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell, por të ftohtë. Në pjesën veriperëndimore të vendit do të paraqiten vranësira dhe erë e lehtë nga drejtimi verior.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -7°C deri në -2°C, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 1°C deri në 5°C.
Në Shkup moti do të jetë i ngjajshëm, me vranësira dhe me erë veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në -7°C, ndërsa maksimalja do të arrijë në 2°C.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil, por me temperatura të ulëta në mëngjes.
