Maqedoni
Shkup, sanksionohen 131 shoferë, 16 për tejkalim të shpejtësisë
26.01.2022 09:21
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 131 sanksione.
Gjashtëmbëdhjetë prej sanksioneve janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, nëntë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për automjete gjendje jo të rregullt teknike.
Poashtu janë shqiptuar edhe dy sanksione për shoferë fillestarë, dhjetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tri gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë dhe shtatë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
