Maqedoni

“Ballkan i bashkuar për ajër të pastër”: Ajri i ndotur shkakton vdekje të parakohshme

26.01.2022 12:49

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Mjedis Jetësor, ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor...

Sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane për Mjedis Jetësor, ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor shkakton më shumë se 30.000 vdekje para kohe. Pasojat nga kjo ndotje përfshinë përveç uljes së jetëgjatësisë edhe përkeqësim të shëndetit publik.
 
“Prandaj është e domosdoshme të përmirësohet cilësia e ajrit dhe shëndetit publik, përmes përmirësimit të sistemeve shëndetësore”, thonë nga Fondi Europian për Ballkanin, që së bashku me partnerët nga rajoni, po implementojnë  këtë muaj fazën e tretë të fushatës “Ballkan i Bashkuar për ajër të pastër”. Studimi tregon se vetëm termocentralet me qymyr në Ballkanin Perëndimor, shkaktojnë dëm ekonomik ndërmjet 1,2 dhe 3,4 miliard euro në vit për shpenzimet e mbrojtjes shëndetësore.
 
Organizata “Ballkani i Bashkuar për Ajër të Pastër” ka ndër prioritetet e saj uljen e ndotjes së ajrit si një prioritet kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar dhe integrimi i tij në të gjitha proceset e planifikimit. Rritjen e fondeve buxhetore për kontrollin e ndotjes dhe krijimin e një sistemi për monitorimin e ndotjes dhe efekteve të saj në shëndet.
 
Qëllimi i fushatës “Ballkani i Bashkuar për ajër të pastër”, është t’i informojnë qytetarët për pasojat nga ajri i ndotur. Ata ftojnë të gjithë qytetarët që të bashkëngjiten në luftën për përmirësim të cilësisë së ajrit dhe vazhdimin e jetës pa probleme shëndetësore të shkaktuara nga ndotja


BELINDA KOKA ADEMI