Maqedoni

Mbrojtja e refugjatëve, Pendarovski: Përgjegjësi kryesore e shteteve

26.01.2022 13:12

Presidenti, Stevo Pendarovski, ka përkujtuar përgjegjësinë që kanë të gjitha shtetet për të mbrojtur refugjatët...

Presidenti, Stevo Pendarovski, ka përkujtuar përgjegjësinë që kanë të gjitha shtetet për të mbrojtur refugjatët, edhe në këtë kohë pandemie. Në paraqitjen e tij në Forumin Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Refugjatëve, organizuar nga Qendra për të Drejtat e Refugjatëve në Fakultetin Juridik në UKIM, në bashkëpunim me Zyrën e UNHCR-së dhe Institutin Ndërkombëtar të së Drejtës Humanitare në San Remo, Pendarovski tha se Maqedonia e Veriut ka treguar solidaritet me refugjatët nga shumë konflikte në historinë e re e këtë do të vazhdojë ta bëjë sa herë të ketë nevojë.

“Shtetet kanë përgjegjësinë kryesore kur bëhet fjalë për mbrojtjen e refugjatëve dhe të drejtat e njeriut. Prandaj, ne duhet të marrim drejtimin në përmbushjen e detyrimeve të marra nga Marrëveshja Globale dhe Forumi Global për Refugjatët. COVID-19 sfidoi mënyrat tona të jetesës në shumë nivele dhe në të njëjtën kohë na shtyu të rishqyrtojmë pikëpamjet tona për aspekte të ndryshme të jetës. Megjithatë, në asnjë rrethanë nuk duhet të lejojmë që pandemia të shërbejë si justifikim për mungesë solidariteti. Në këto vite sfidash të mëdha, do të na duhet një partneritet dhe solidaritet më i fortë dhe më i thellë.”,- deklaroi presidenti, Stevo Pendarovski.