Maqedoni
Holokausti, historia duhet të kujtohet që të mos përsëritet
26.01.2022 13:31
6 milion hebrenj nga Evropa u dërguan në llogoret e vdekjes gjatë Luftës së Dytë Botërore....
6 milion hebrenj nga Evropa u dërguan në llogoret e vdekjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në Ditën Ndërkombëtare për Rikujtimin e Holokaustit, të organizuar nga MPJ, u potencua rëndësia e përkujtimit të gjenocidit që ndryshoi historinë e botës dhe të punohet më shumë për respektimin e të drejtave dhe lirive universale të njeriut.
“Ky angazhim është borxhi ynë ndaj viktimave të Holokaustit dhe premtim për brezat e rinj, obligim nga anëtarësimi në IHRA, është pjesë e agjendës eurointegruese, agjendës së kryesimit të RMV-së me OBSE-në vitin 2023, prandaj iu bëj thirrje nga ky vend të themi “kurrë më”.”,- tha zëvendësministrja e punëve të jashtme, Fatmire Isaki.
“Për fat të keq ende ka shembuj për forma të reja të gjenocidit, andaj shënimi i Ditës së Holokaustit duhet të jetë nxitje ta konfirmojmë përkushtimin tone për arritjen e qëllimeve të marrëveshjen e KB-ve dhe konventën universale për të drejtat e njeriut.”,- theksoi ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevka.
“Gjuha e urrejtjes, racizmi dhe antisemitizmi nuk janë të orientuar vetëm ndaj popullit hebre, por çdo ditë sulmohen miliona njerëz, prandaj të gjithë ne duhet të bashkohemi dhe me të gjitha mjetet që disponojmë të luftojmë për një shoqëri më të lire dhe më humane.”,- u shpreh kryetarja e Kuvendit të Bashkësisë Hebrenj, Radojka Hellman.
“Kam kënaqësi që gjatë kryesimit tonë fqinj, unë RMV u anëtarësua në këtë aleancë, bashkërisht mund t’i rikujtojmë humbjet që i patëm, mësimet që përfituam dhe të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë.”,- deklaroi ambasadori i Greqisë i vendit kryesues me IHRA-n, Rusos Konduras.
“E kemi të ditur se kemi ende punë për të luftuar antisemitizmin dhe sigurimin e materialeve të sakta historike për Holokaustin, andaj asnjëherë të mos t’i ndalojmë përpjekjet tona dhe asnjëherë të mos harrojmë se çka u ndodhi hebrenjve.”,- tha zëvendësshefi i misionit të ShBA–së në RMV, Erik Mejer.
Edukimi i gjeneratave të reja për Holokaustin do të parandalojë që historia të përsëritet, sepse veprat e tilla nuk kanë vend në shoqëritë e sotme bashkëkohore, u theksua në këtë konferencë.
FLUTURA LATIFI
