Maqedoni
Dhoma e Mjekëve: FSSh të tërheqë dënimet për mjekët amë
26.01.2022 13:50
Dhoma e Mjekëve kërkon që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, të tërheqë dënimet për mjekët amë të cilët u dënuan pasi finalizuan...

Dhoma e Mjekëve kërkon që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të tërheqë dënimet për mjekët amë të cilët u dënuan pasi finalizuan recetat me ilaçe për të sëmurët kronikë pa mendimin e një specialisti, me arsyetimin se nëse nuk marrin barërat, pacientët rrezikonin jetën.
Dhoma e mjekëve thotë se gjobitja e mjekëve amë vjen në një kohë kur i gjithë sistemi shëndetësor dhe veçanërisht mjekët e kujdesit parësor janë të rraskapitur nga lufta kundër pandemisë Covid-19, e në vend të mirënjohjes, ata marrin gjoba për lëshime administrative e jo për lëshime në trajtimin e pacientëve.
“Prioritet i mjekut është sigurimi i vazhdimësisë në trajtimin e pacientëve dhe rregulloret shëndetësore duhet të jenë në funksion të këtij prioriteti.”,- thonë nga Oda e Mjekësisë. Nga atje ripërsërisin kërkesën për tërheqjen dhe rishikimin e gjobave si dhe për ndryshime në rregulloren e Fondit që daton nga viti 2008.
