Maqedoni
Xhaferri-Breht: OSBE-ja premton bashkëpunim të ngushtë për MO-në
24.12.2014 17:43
Zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi, takoi sot shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Ralf Breth...

Xhaferi dhe Breth vlerësuan se bashkëpunimi në mes dy institucioneve, Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe OSBE-së është i mirë dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në këtë takim u fol për dinamikën e zbatimit të deritanishëm të MO-së dhe njëkohësisht u përcaktuan pikat e bashkëpunimit për vitin e ardhshëm.
“Do të vazhdojmë bashkëpunimin në të gjitha sferat, si edhe për analizën e implementimin të këtij dokumenti, që do të rezultojë në një analizë më gjithëpërfshirëse dhe të plotë, ku do të përcaktohen edhe kahet dhe dinamika për zbatimin e mëtutjeshëm”- tha zëvendëskryeministri Xhaferi.
Ambasadori, Ralf Bred, tha se OSBE-ja mbështet implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe se “në këtë drejtim do të bashkëpunojë ngushtë me Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit”.
