Maqedoni

Ministri Shaqiri vitioi USHT-në, paralajmëroi vizita në të gjitha universitetet

26.01.2022 14:38

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në vizitë të Universitetit Shtetëror të Tetovës...

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në vizitë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, duke filluar kështu serinë e vizitave në të gjitha institucionet e  arsimit të lartë në vend, për të dëgjuar nevojat e tyre për të ardhmen, si dhe arritjet në punën akademike. Ministri ka biseduar edhe me përfaqësuesit e Rektoratit për infrastrukturën dhe ka theksuar se do të përpiqet të ndihmojë të gjitha institucionet e arsimit të lartë, duke qenë se ato kanë një synim të rëndësishëm – ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe përgatitjen e kuadrove për tregun e punës.

“Takime të këtilla kanë një qëllim, të jemi më pranë institucioneve, në këtë rast institucioneve të arsimit të lartë, të dëgjojmë nga afër nevojat, problemet, sfidat, por edhe të dëgjojmë sukseset e të gjitha institucioneve të arsimit të lartë. Sot patëm një takim me rektorin e Universitetit të Tetovës ku filluam të bisedojmë për situatën me Covid-19. Universiteti i Tetovës në periudhën paraprake, por edhe për periudhën e ardhshme, me sukses është i gatshëm të menaxhoj me këtë problematik. Qëllimi kryesor – mësimi është realizuar në periudhën paraprake, por edhe për periudhën e ardhshme është planifikuar të realizohet, janë realizuar disa konferenca shkencore sipas protokolleve të parapara. Mund të konstatoj se Universiteti i Tetovës është i gatshëm për sfidën që ka në periudhën e ardhshme”, tha Shaqiri në një konferencë për shtyp pas takimit me Rektoratin e USHT-së.
 
Rektori i USHT-së, Reshat Qahili, tha se është i nderuar që ministri i Arsimit dhe Shkencës ka vizituar sot Universitetin e tyre dhe se në një atmosferë të mirë kanë biseduar për shumë probleme që ka Universiteti dhe arsimi i lartë në përgjithësi.
 
Ministri Shaqiri theksoi se institucionet do të jenë në komunikim të përditshëm për vendimet se si do të zhvillohet mësimi në pjesën e ardhshme të vitit në të gjitha nivelet e arsimit.