Botë
Zbutet moti në Turqi, rihapet me kufizime aeroporti i Stambollit
26.01.2022 15:00
Pas dy ditësh ndërprerje si pasojë e stuhisë së pazakontë të borës...

Pas dy ditësh ndërprerje si pasojë e stuhisë së pazakontë të borës, këtë të mërkurë ka nisur normalisht punën aeroporti Ndërkombëtar i Stambollit. Por edhe pse ka nisur punë fluturimet janë të kufizuara, vetëm njëra nga tre pistat është e hapur. Udhëtarët thonë se kjo situate ka ngjallur panik te ata.
“12 orë kemi pritur në aeroplan, tre ditë jemi këtu në aeroport. Shpresoj që përfundimisht sot të shkojmë në destinacionin tonë.”,- tha një udhëtarë.
“Duhej dje të udhëtoj, por do të shkoj sot. Po shihet se sot nuk ka ndonjë problem me kushtet klimatike.”,- theksoi një udhëtare.
“E kemi patjetër të udhëtojmë, shpresoj që sot nuk na anulohet më fluturimi, pasi jemi me punë, na presin obligime.”,- u shpreh një udhëtar.
Stuhia e pazakontë e borës që përfshiu Turqinë, shkaktoi kaso jo vetëm në aeroporte por edhe në trafikun e qytetit më të madh turk, Stambollit. Të shpeshta ishin ndeshjet si pasojë e rrëshqitjes së automjeteve, në mes të rrugës shiheshin edhe vetura të braktisura nga ditët paraprake.
Moti i keq në Greqi, gjithçka e “ngrirë”, përveç bizneseve esenciale
Edhe në Greqi situate me stuhinë e bores është alarmante. Të martën, bora e madhe ndaloi, por rrugët në Athinë mbesin kryesisht të bllokuara nga pemët që kanë rënë, ndërsa disa lagje në pjesën veriore kanë mbetur pa energji elektrike. Autoritetet greke kanë urdhëruar që të gjitha, me përjashtim të bizneseve esenciale të mbyllen. Në Selanik, një i pastrehë është gjetur i vdekur të martën. 60-vjeçari ka refuzuar të rivendosej në një strehë, në kohën kur u shënuan temperaturat më të ulëta ndonjëherë në këtë vend. Në Athinë, forcat e shpëtimit shpëtuan deri 300 shoferë që kishin mbetur të ngujuar në autostradën që lidh kryeqendrën me aeroportin ndërkombëtar. Shërbimet e trenit po ashtu u pezulluan, por u dërgua një tren për të marrë qytetarët e ngujuar.
ERSAN PAJAZITI
