Botë
Shpërthim në qendër të Athinës, një i lënduar
26.01.2022 15:35
Një person u lëndua dhe disa ndërtesa u dëmtuan nga një shpërthim mëngjesin e kësaj të mërkure në Athinë....

Një person u lëndua dhe disa ndërtesa u dëmtuan nga një shpërthim mëngjesin e kësaj të mërkure në Athinë.
Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi një zjarr që u përhap më shumë dhe shkatërroi fasadat e ndërtesave në rrugën më të frekuentuar të qytetit, rrugës Singro, e cila lidh qendrën e kryeqytetit grek me periferitë jugore. Ndërtesat e dëmtuara janë deri në 200 metra larg nga vendi i shpërthimit. Njësiti për kryerjen e hetimeve penale ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rastit.
