Maqedoni
Mbrojtja e infrastrukturës kritike, MPB po bën gati ligjin e ri, kërkon përgjegjësi nga të gjithë
26.01.2022 17:04
Me rritjen e burimeve dhe intensitetit të rreziqeve të sigurisë nga katastrofat natyrore...

Me rritjen e burimeve dhe intensitetit të rreziqeve të sigurisë nga katastrofat natyrore, rriten edhe sulmet kibernetike, aktivitete kriminale dhe terroriste, gjithashtu edhe rreziku nga infrastruktura kritike.
Ministria e brendshme po përgatit një ligj të veçantë për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, por autoritetet thonë se për të mbrojtur institucionet dhe qytetarët, përgjegjësia duhet të jetë e koordinuar, e shpejt dhe efikase.
“Me krijimin e rregullores ligjore, paralelisht duhet të jenë të siguruara edhe mjetet edhe shërbimet për implementimin e tij. Para së gjithash rritja e kapaciteteve institucionale dhe rritja e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe publik.”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
“Lufta kundër terrorizmit nuk është e kufizuar vetëm në një rajon të caktuar, është kudo. Aktualisht vëmendja është kthyer nga Ukraina për shkak të tensioneve atje dhe situatës së rëndë, megjithatë ne nuk mund t’i harrojmë apo t’i nënvlerësojmë sfidat dhe rreziqet tjera me të cilat duhet patjetër të përballemi. Terrorizmi është një nga ato. Diskutimi për identifikimin dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike është e një rëndësie të veçantë.”,- theksoi drejtori i Asociacionit të Politikës së Jashtme sllovake, Tomash Strazhaj.
“Nga epoka e luftës jokonvencionale dhe kërcënimeve hibride mund të pritet paralizë e funksioneve bazë të shtetit përmes sulmeve në infrastrukturën kritike, më shumë sesa një pushtim klasik ushtarak.”,- u shpreh profesori universitar, Alexander Spasov.
Ekspertë thonë se në përgatitjen e ligjit duhet të merret shembull nga përvoja e Serbisë dhe Kroacisë ku tashmë ligji po zbatohet.
FARIJE DAUTI BAKIJU
