Maqedoni
Covid-19, 15 fatalitete e 2019 raste të reja në 24 orë
26.01.2022 18:02
Pak më mirë se dje, megjithatë shifrat Kovid as në 24 orëshin e fundit nuk janë ulur poshtë 2000...

Nga 6.119 testime, rezultuan 2.019 raste të reja, 254 prej tyre ri-infektime, 2 prej të cilëve janë të qytetarëve që po e kalojnë virusin për të tretën herë. Gati gjysma, apo 968 janë në Shkup, që ndiqet nga Manastiri me 150 raste e Kavadari me 104, ndërsa qytetet e tjera kanë më pak se 100 raste.
Dibra, Makedonska Kamenica dhe Demir Kapia janë tre qytetet me vetëm 1 rast të regjistruar këto 24 orë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15 fatalitete: 4 nga Shkupi, 3 nga Prilepi, 2 nga Manastiri dhe nga një viktimë është regjistruar në Gostivar, Ohër, Koçan, Shën Nikollë, Strumicë dhe Shtip. Vetëm njëri prej tyre ka ndërruar jetë në shtëpi, 14 të tjerët vdiqën në kushte spitalore.
Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 4 persona me diagnozë KOVID-19 nga “Termini im”, që realisht kanë humbur jetën nga 18-22 janar. 3 vdiqën në spital dhe 1 në shtëpi.
Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, 6 persona ishin të vaksinuar plotësisht. Numri i të shëruarve është sërish shumë më i ulët krahasuar me infektimet e reja. Të shëruarit në këto 24 orë janë vetëm 973, më shumë se gjysma edhe në këtë statistikë janë në Shkup. Numri i rasteve aktive është rritur sërish. Janë aktualisht 21.883 Covid pozitivë në vend, 11802 vetëm në Shkup.
Vendi ynë dje arriti rekordin e ri Kovid për të infektuarit brenda 24 orëve, me 2341 të tillë. Mbi 20 mijë rastet aktive janë piku i tretë që nga fillimi i pandemisë, ku ky numër u regjistrua në prill vitin e kaluar dhe në dhjetor të 2020.
