Maqedoni
Kovaçevski: Korridori 8 ndër prioritetet kryesore të BE-së
26.01.2022 18:43
Me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare në Sofje, për pushtetin, qeveritë e të dy vendeve

Me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare në Sofje, për pushtetin, qeveritë e të dy vendeve po hapin një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe. Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka veçuar bisedimet për infrastrukturën, përkatësisht për Korridorin 8.
“Kemi formuar grup të përbashkët pune, këtu janë ministrat e transportit dhe lidhjeve të dy vendeve dhe drejtorët e institucioneve përkatëse, por do të lidhim edhe kompanitë që punojnë në seksionet këtu. Kryeministri i tyre dje ka kërkuar menjëherë raportim për pikën kufitare “Klepalo”, atje mungojnë 13 km dhe ata menjëherë do të nisin punimet dhe do ta përfundojnë që të kemi edhe një tjetër pikë kufitare.”,- tha kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
VMRO-DPMNE: Kovaçevski të tregojë çfarë do të thonë 5+1
Por, VMRO-DPMNE kërkon llogari nga Kovaçevski se për çfarë është dakorduar me kryeministrin bullgar Petkov.
“Imponohet përshtypja se njëra palë vazhdimisht jep diçka, fatkeqësisht është Maqedonia dhe tjetra nuk merr përsipër asnjë detyrim. Pyesim publikisht nëse pas seancës së famshme ndërqeveritare Kovaçevski do të inkurajohet dhe do të thotë se çfarë përmbajnë përgjigjet në paketën 5 + 1?”,- theksoi Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
LSDM: Po sigurojmë një të ardhme europiane
Për LSDM-në, zhvillimet e fundit me Bullgarinë përbëjnë një hap të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Dy qeveritë dhe ministritë përkatëse do të bashkëpunojnë në fushat e infrastrukturës, bujqësisë, shkencave bujqësore, zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, liberalizimit të transportit të mallrave dhe uljen e çmimit të roamingut.”,- u shpreh Darko Kaevski nga LSDM.
Presim që përmes një qasjeje të hapur, përmes dialogut dhe bashkëpunimit, jo vetëm të thellojmë bashkëpunimin, por të gjejmë një zgjidhje për çështjet e hapura të pranueshme për dy palët thonë në LSDM.
NAIM RAMADANI
