Lëvizja BESA cakton për më 5 mars kongresin e partisë
26.01.2022 20:25
Sonte u mbajt mbledhja e Kuvendit Qendror....

Sonte u mbajt mbledhja e Kuvendit Qendror të lëvizjes Besa ku diskutua rreth raportit të Shtabit Qendror për zgjedhjet lokale të vitit 2021, ku BESA arriti të fitojë në dy komuna dhe të grumbullojë rreth 26.000 vota me çka i përmbushi objektivat e përcaktuara nga Shtabi Qendror Zgjedhor.
Po ashtu, Kuvendi Qendror në mbledhjen e sotme miratoi edhe vendimin për mbajtjen e Kongresit të dytë me datë 05.03.2022.
Po ashtu u zgjodh edhe komisioni për organizimin e kongresit në përbërje: Abdush Demiri, Adnan Azizi dhe Arjanit Hoxha.
