Maqedoni

Ka vdekur Rexhail Qerimi, i dënuar për rastin “Alfa”

27.01.2022 10:51

Ka vdekur Rexhail Qerimi i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Alfa” nga fshati Opajë i Kumanovës...

Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e tij mëngjesin e sotëm. Informacioni është konfirmuar edhe nga shokët e qelisë së burgut. 
 
Rexhail Qerimi ishte i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin.
 
Rasti “Alfa” ka ndodhur më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, nga ku jetën kishte humbur polici shqiptar nga njësiti “Alfa”, ndërsa ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ai kishte qenë në patrullë.
 
Për këtë rast, në prill të vitit 2010, me burgim të përjetshëm u dënua tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Agim Islami.