Maqedoni

Prokurori Jolevski kërcënohet me vdekje, PP: Kërcënimet janë të kota, ligjet do të zbatohen

27.01.2022 11:05

Prokurori publik, Ljubomir Joveski...

Prokurori publik, Ljubomir Joveski, dje ka marrë kërcënime me vdekje përmes një letre anonime me të cilën është  kërkuar lirimi i dy gazetarëve të televizionit Alfa.

Prokuroria njoftoi se letra është dërguar nga Posta e Manastirit, ndërsa teksti është shkruar në gjuhën maqedonase dhe angleze.

Në letër thuhet se autori i letrës është  një organizatë terroriste.

“Prokuroria thotë se kërcënimi ka të bëjë me një lëndë penale për të cilën tashmë është ndërprerë procedura për shkak se është konstatuar se nuk ka vend për aktakuzë. Sipas prokurorisë publike kërcënimet e tilla janë të kota dhe me këtë rast edhe nëse janë për jetë, nuk do ta lëkundin në zbatimin e ligjeve dhe në sjelljen profesionale dhe të përgjegjshme të publikut dhe Prokurorisë”, thuhet në njoftimin me shkrim.

Institucioni bën me dije gjithashtu se letra do t'i dërgohet edhe  Ministrisë së Brendshme për shqyrtim të përmbajtjes dhe pretendimeve dhe personit që ka shkruar letrën.