Esporti është bërë sport zyrtar në vend
Agjencia për Rini dhe Sporte e njohu sportin elektronik (eSport) si sport zyrtar në vend. Drejtori i ARS-së, Naumçe Mojsoski...

Agjencia për Rini dhe Sporte e njohu sportin elektronik (eSport) si sport zyrtar në vend. Drejtori i ARS-së, Naumçe Mojsoski, sot i dorëzoi kryetarit të Federatës së Sporteve të Maqedonisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Sportit, Boban Totovski, “Vendim për aktivitet sportiv”.
“Më vjen shumë mirë që jemi dakord për të gjitha kushtet dhe sfidat që sjell koha e re. Dua të theksoj se të gjitha sportet në vendin tonë kanë dhe në të ardhmen do të kenë mbështetje të fuqishme nga Agjencia për Rini dhe Sport. Jemi angazhuar që të jemi këtu për të gjitha sportet dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne kemi njohur talentin tuaj dhe dëshirën e fortë për suksese të mëdha, ju uroj që si të rinj të vazhdoni me të njëjtin entuziazëm dhe më gjerë. Për të ndarë të gjitha arritjet tuaja së bashku" deklaroi Mojsoski
Për kryetarin e Federatës së Sporteve të Maqedonisë, Totovski, ky akt është konfirmim se vendi ndjek lëvizjet botërore.
“Kur filluam misionin për të zyrtarizuar Esportin në vitin 2005, sinqerisht nuk shpresonim se do të duheshin 17 vjet. Në asnjë moment nuk kemi humbur shpresën dhe motivimin për të arritur qëllimin, e ai është formalizimi i Esportit si sport”, tha Totovski.
MESF është Federata e 66-të e Sporteve e njohur zyrtarisht në nivel global, është gjithashtu një nga 10 federatat e para sportive të themeluara në botë. Sporti elektronik ose e-sporti, është një lojë video konkurruese ku lojtarët përdorin aftësitë e tyre mendore dhe fizike për të konkurruar në një mjedis virtual.
Popullariteti i Esportit po rritet vazhdimisht me garat e organizuara nga MESF, ligat kombëtare sportive dhe turnetë kualifikuese për kampionatet botërore dhe europiane. Për herë të parë në historinë e Federatës Sportive të Maqedonisë së Veriut, vitin e kaluar u fituan dy medalje të arta duke u bërë kështu edhe kampionë të Europës dhe botës në CS: GO.
