Maqedoni

ITShKSh organizoi akademi përkujtimore, “të mos harrohet gjenocidi ndaj hebrenjve”

27.01.2022 15:49

Saga për rikujtimin e Holokaustit ishte tema e akademisë përkujtimore kushtuar viktimave...

Saga për rikujtimin e Holokaustit ishte tema e akademisë përkujtimore kushtuar viktimave dhe të mbijetuarve të Holokaustit e organizuar nga ITShKSh. Me rëndësi është të përkujtohet gjenocidi ku humbën jetën 6 milion hebrenj nga Evropa, por të kujtohet edhe roli i shqiptarëve në shpëtimin e shumë familjeve hebrenj. Duhet të punohet më shumë që e kaluara të mos harrohet dhe të mos përsëritet asnjëherë, u tha me këtë rast.       
                                                                                                             
“Babai im si i mbijetuar i Holokaustit nuk kuptonte një gjë pse e tërë bota dëshironte ta mbyste një 13 vjeçar që nuk kishte dëmtuar askënd. Dhe kohë më pas unë e pyeta si është ndjerë gjatë atyre viteve. Ai më tha jam ndjerë fajtor. Unë isha fëmijë i mirë, por e tërë bota dëshironte të jem i vdekur dhe unë  refuzoja të vdisja dhe e dija se më nuk jam fëmijë i mirë dhe ndjehesha shumë fajtor që ende jam gjallë. Ne nuk mundemi ta ndryshojmë të kaluarën por duhet të punojmë për të ardhmen dhe asnjëherë mos të harrojmë se çka ndodhi.”,- tha ministri i punëve të jashtme të Izraelit, Yair Lapid. 
 
“Varet nga ne se si do t’i mbrojmë vlerat pas të cilave qëndrojmë pas si tolerenca dhe mirëkuptimi kundër diskriminimeve ksenofobike, homofobike, fyerjeve dhe trendeve të tilla. Historia na e ka imponuar detyrën të dëshmojmë çdo ditë se ne jemi seriozë kur themi asnjëherë më nuk përsëritet e kaluara.”,- tha përfaqësuesi i Ambasadës gjermane, Florian Treger Shtajntes.
 
“Edukimi i gjeneratave të reja për impaktin e Holokaustit do të ndihmojë historinë të mos përsëritet dhe është një hap para për luftimin e antisemitizmit i cili nuk ka vend në shoqërinë e sotme bashkëkohore.”,- theksoi këshilltarja në Ambasadën e ShBA-ve, Rejçel Kolins.
 
“Ne po trasojmë një traditë pozitive të solidaritetit që ishte demonstruar në Shkup ku dhjetëra familje hebreje u evakuuan falë ndihmës dhe rreziqeve të familjeve bujare nga ky qytet. Ne arritëm të intervistojmë dhe kombinojmë me disa të mbijetuar të Holokaustit me ç’rast ne përgatitën edhe disa libra që janë pjesë e bibliotekave këtu te ne dhe në botë.”,- u shpreh drejtori i ITShKSh-së, Skender Asani. 
 
Në kuadër të akademisë përkujtimore u evakuuan edhe kujtimet e të mbijetuarve nga holokausti dhe u dha mesazhi se nuk guxon të harrohet gjenocidi ndaj hebrenjve. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI