Maqedoni
Plani operativ, MPPS: Në 2021 janë punësuar 157 persona me aftësi të kufizuar
27.01.2022 16:25
Vitin e kaluar përmes Planit Operativ janë punësuar 2194 persona nga të cilët 157 me aftësi të kufizuara...

Në fushën e trajnimit, interesim më të madh ka pasur për zhvillimin e aftësive digjitale. Zbatim maksimal ka pasur edhe masa për trajnimin e shoferëve në kategorinë C dhe D, ku janë përfshirë 50 persona të papunë. Në implementimi e projektit “Garanci për të rinjtë” në fokus janë personat e papunë deri në moshën 29 vjeç.
Për realizimin e këtij projekti janë harxhuar 495 milion denarë njoftoi ministrja e punës dhe politikës sociale.
“Janë realizuar një miliard e 495 milion denarë nga të cilat 593 milion denarë ishin për mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës. 100% realizim i masës për vetëpunësim ose 1877 persona të punësuar, ndërsa 2194 persona janë përfshirë në realizimin e masës për krijimin e vendeve të punës. Kemi siguruar edhe trajnime të ndryshme për punë ,në kohën e pandemisë. U theksua edhe rëndësia e mësimit digjital dhe nevoja për shfrytëzimin e kompjuterëve si një vegël e nevojshme për komunikim të përditshëm. Një përqindje e lartë nga 91% shënojmë edhe te masa praktikim. Për këtë masë janë ndarë 29 milion e 750 mijë denarë. Në veprimtarinë e prodhimit dhe bujqësisë përfshihen 3787 të rinj.”,- tha ministrja e politikës sociale, Jovanka Trençeska.
Në këtë projekt interesim ka pasur edhe nga ndërmarrjet e vendit, të cilat kanë kërkuar trajnime profesionale sipas kërkesës së punëdhënësit. Pas trajnimit të personave,punëdhënësit janë të detyruar që t’i punësojnë në kompanitë e tyre.
“Punëdhënësit kanë treguar interesim të madh për pjesëmarrje në programet mbështetëse për krijimin e vendeve të punës, që synojnë punësimin e të papunëve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.”,- u shpreh drejtori i Agjencisë Së Punësimit, Bekim Murati.
Aktualisht po punohet për planin operativ të vitit 2022.
FARIJE DAUTI BAKIJU
