Ivanovska: Vetëm tre nga m 160 procedura të përpunuara

27.01.2022 16:40

Rreth 30 për qind nga iniciativat e Komisionit Shtetëror....

Rreth 30 për qind nga iniciativat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, janë refuzuar vitin e kaluar, thotë kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska. Sipas saj, në 20 vitet e fundit, nga mbi 160 iniciativa për ndjekje penale të dorëzuara në Prokurorinë Publike, vetëm tre kanë arritur në gjykatë.

“Kjo është një shifër e vogël për 20 vjet, duke pasur parasysh se nuk janë vetëm konstatimet e KShPK-së, por edhe institucionet tjera  paraqesin iniciativa. Mendoj se filtri i parë duhet më së shumti, përkatësisht  Prokuroria Publike të forcojë kapacitetet e saj dhe të punojë më shpejt.”,- u shpreh kryetarja e KShPK-së, Biljana Ivanovska.

Bajrami: Neni 10 të respektohet nga të gjithë

Sipas ligjit të ri institucionet obligohen që vetë t’i publikojnë informacionet me karakter publik, megjithatë nga agjencia për mbrojtjen e kësaj të drejte, thonë se kjo është respektuar në mënyrë vetanake. Por, për KSHPK-në është e papranueshme që ata ta deklarohen jokompetent dhe të interpretohen dispozitat e ligjit sipas dëshirës.  Me ligjin e ri sipas Nuri Bajramit ata duhet të përgjigjen brenda një kohe të caktuar dhe menjëherë, por thuajse askush nuk u përgjigjet mediave menjëherë. Nga Agjencia pajtohen me propozimin e tij.

“Ajo që realisht nuk duhet të publikohet në rregull por tjetra që duhet publikuar u përket atyre. Prandaj ju propozoj konkretisht ju dhe ne në përputhje me kompetencat tona që të gjejmë një mënyrë që ajo dispozitë e ligjit pa përjashtim të respektohet realisht.”,- u shpreh anëtari i KShPK-së, Nuri Bajrami.

Bojçeva: Pajtohemi me propozimin, do ta shqyrtojmë

“Mangësitë  që ja në detektuar këtu dhe propozimi juaj do të shqyrtohen dhe do të përfshihen në ndryshimet e para të radhës ligjit  për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.”,- theksoi drejtoresha e AMDQLIKP-së, Plamenka Bojçeva.

KSHPK dhe Agjencia për mbrojtjen e të drejtave  për qasje të lirë të informatave me karakter publik, kanë prezantuar edhe aktivitetet e realizuara lidhur me projektin për promovimin e transparencës dhe përgjegjësisë në administratën publike. (Naim Ramadani, TVM2)