Burgu i Idrizovës: Ka ndërruar jetë i burgosuri Rexhail Qerimi

27.01.2022 17:42

Mëngjesin e së enjtes ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi...

Mëngjesin e së enjtes ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi, ish-pjesëtari i UÇK-së i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Alfa”. Siç kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore, ai ka vdekur si pasojë e një sulmi në tru dhe ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital.

Vdekja e tij është konfirmuar nga familjarët dhe nga mjekët e ndihmës së shpejtë.

Në raportin mjekësor thuhet se tanimë i ndjeri Rexhail Qerimi gjatë qëndrimit të tij në burg disa herë ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Në vitin 2015 ai është shëruar nga pareza bilaterale, në 2016 nga ndezja akute e syve, të fytit dhe laringjitit, 2017 nga refluksi gastrointestinal dhe nga spondiloza dhe deformiti të unazave të kurzit. Në vitin 2018 ai ka pasur ateron ku dhe është dërguar në kirurgjinë plastike.

Në vitin 2020 Rexhail Qerimit i është paraqitur ndryshim benignë në bërrylin e majtë, i cili pas përfundimit të pandemisë është dashur t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale.

Që nga viti 2021 ai është shëruar edhe nga tensioni i lartë, si dhe ka marrë terapi nga psikiatri për shkak të paraqitjes së fazave të depresionit.                            

“Kontrollet e fundit nga fundi 2021 kanë qenë për shkak të dhimbjes së shputës së djathtë, ndezjes akute të fytit, dhimbjes në lukth, kokëdhimbjes dhe ka pasur edhe tension të lartë. Ndaj tij është caktuar terapi, ampula “Nifllan”, “Lasiks” si dhe “Enap” 10 mg. Terapinë e ka pranuar gjithmonë në ambulancën e burgut dhe nuk është ankuar për sëmundje tjera.”,- thuhet në raportin e Ndihmës së Shpejtë.

Nga burgu i Idrizovës ku kishte vuajtur dënimin kanë njoftuar se Rexhail Qerimi në të kaluarën nuk ka pasur sëmundje të rënda kronike.

Sa i përket sëmundjeve të herëpashershme, të cilët u janë paraqitur herë pas here thanë se gjithmonë i kanë ofruar ndihmë mjekësore dhe terapinë e nevojshme. Nga burgu thanë se shërbimet mjekësore pran burgut mbrëmë i kanë dhënë ndihmën e shpejtë dhe menjëherë janë drejtuar drejtë spitalit.                                                                                     

“I burgosuri menjëherë ka qenë i dërguar me veturë zyrtare në Spitalin “Nënë Tereza” në Shkup dhe diku nga lagja “Goce Dellçev” janë takuar me personelin mjekësor të ndihmës së shpejtë, pas çka i është ofruar ndihmë shëndetësore dhe reanimacion, që ishte pa sukses.”,- thuhet mes tjerash në njoftimin e Burgut të Idrizovës, ku shtohet se vdekja është konstatuar nga mjekja Frosina Mledenovska.

Rexhail Qerimi është i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin. Rasti “Alfa” ka ndodhur më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, nga ku jetën e kishte humbur një polic nga njësiti “Alfa”, ndërsa ishin plagosur edhe dy polic të tjerë.

Në prill të vitit 2010, me burgim të përjetshëm u dënua tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Agim Islami. Avokatja e të dënuarve në rastin “Alfa”, Artene Iseni, është ankuar se Gjykata Penale në Shkup ka shkelur të gjitha afatet ligjore lidhur me kërkesën e mbrojtjes për përsëritjen e procedurës gjyqësore për këtë lëndë, pas ekspertizës së kryer jashtë vendit.

Edhe familjarët e Rexhail Qerimit janë ankuar se  edhe pse kanë ofruar qindra prova, gjykatat e Maqedonisë e zvarritën padrejtësisht rastin për të cilin kishin bërë një ekspertizë private në Serbi për të dëshmuar pafajësinë e Rexhail Qerimit. I ndjeri, siç ka bërë të ditur familja, do të varroset të premten. (Rexhep Qamili, TVM2)