Gjysmëvjetori i dytë, me prani fizike, SAShK-u propozon për mësim online dy javët e para
SASHK-u i bën thirrje Ministrisë së Arsimit....

SASHK-u i bën thirrje Ministrisë së Arsimit të shqyrtojë mundësinë për metoda alternative të mësimit në gjysmëvjetorin e dytë shkollor për nxënësit dhe studentët, derisa të ulet numri i infektimeve dhe të stabilizohet gjendja epidemiologjike në vend.
Nga Sindikata e Arsimit sugjerojnë dy javët e para të zhvillohen online, pasi mësuesit janë tashmë të trajnuar.
Sipas kryetarit të SASHK-ut, Jakim Nedelkov, të gjithë janë të vetëdijshëm se Omicron përhapet më shpejtë dhe më lehtë, por duke pasur parasysh temperaturat nën zero dhe respektimin e protokolleve të ventilimit të klasës, përveç Covid-19, mund të ketë edhe përhapje të gripit, ftohjes apo viruseve sezonale.
“Nga aspekti i situatës shëndetësore në vend, ne mendojmë se ky vendim është i gabuar dhe se ky vendim duhet të rishikohet, sepse përqindjet e të infektuarve në raport me numrin e të testuarve janë realisht të larta në numër janë rreth 2 mijë e mbi 2 mijë të infektuar në ditë, kjo do të thotë se në shkolla mund të ketë grupime ku do të zgjerohej sëmundja shumë. Vlerësojmë se ndoshta është më mirë në mënyrë preventive të ndërmerren masa, p.sh. ne propozojmë të paktën për dy javë të vazhdohet më mësim online dhe të shihet më tej se si do të jenë numrat më te infektuar që për çdo rast nëse numrat janë të lartë të vazhdohet me mësim online.”,- deklaroi kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov.
Qeveria në seancën e djeshme vendosi që më 1 shkurt të fillojë gjysmën e dytë të vitit me prezencë fizike dhe në përputhje me protokollet për mbrojtjen nga virusi Korona.
Vendimi është marrë me rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive dhe në përputhje me rekomandimet e UNICEF-it. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
