Vdekja e Rexhail Qerimit, reagime nga ASh, AA dhe BESA
Vdekja e të burgosurit të rastit “Alfa” Rexhail Qerimit...

Vdekja e të burgosurit të rastit “Alfa” Rexhail Qerimit, ka shkaktuar reagimin e disa partive politike. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nëpërmjet një statusi në facebook ka shkruar: “Edhe një tragjedi e madhe që vjen si pasojë e padrejtësisë dhe diskriminimit të këtij sistemi të kapur nga krimi dhe korrupsioni. Rexhail Qerimi na dogji zemrat të gjithëve me ikjen e tij të parakohshme nga kjo botë. Nuk iu lejua të shijojë lirinë dhe drejtësinë, të cilën gjithë opinioni e pa se ai e meritoi më shumë se çdo kush tjetër”, shkruan Sela.
Sipas Kreu të Alternativës Afrim Gashi, vdekja e Rexhail Qerimit është lajmi më i trishtë i këtij viti. “Përveçse nuk arriti ta shijojë drejtësinë e kësaj bote, do ta kujtojmë gjithnjë si njeri të virtytshëm e të angazhuar për liri. Përkundër angazhimit tonë që edhe rasti i tij të hetohet në instanca ndërkombëtare, caktimi i Zotit paska qenë që – para se ta shijojë drejtësinë e kësaj bote – të bashkohet me Drejtësinë Absolute”, shkruan Gashi.
Nga ana tjetër, Lëvizja Besa vlerëson se “vdekja e Rexhail Qerimit është vdekje edhe për drejtësinë në vend dhe vdekje për ata që për shumë vine nuk arritën ta zgjidhin këtë rast”.
Ka reaguar edhe kryetari i Shoqatës së të burgosurve dhe dënuarve politik shqiptar, Shpëtim Pollozhani, i cili ka kërkuar veprimin e avokatit të popullit.
