Kovid-19, 27 të vdekur e 1861 të infektuar

27.01.2022 18:38

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik....

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 1861 raste të reja me Kovid-19, derisa njoftohet për mbi 7 mijë të shëruar.

Numri i të infektuarve ka dalë nga 5.446 të testuar. Nga 1861 rastet pozitive 242 janë riinfektime. Po ashtu njoftohet edhe për 27 viktima 22 prej të cilëve në 24 orët e fundit derisa 5 të tjerë kanë ndërruar jetë prej 17 deri më 25 janar bëjnë të ditur nga sistemi “Termini im”.

Po ashtu autoritetet shëndetësore njoftojnë për 7.273 të shëruar 4.208 prej të cilëve në Shkup. Aktualisht në vend ka edhe 16.442 raste aktive, ndërsa në spitalet e vendit po trajtohen 579 pacientë.

Brenda dy javësh siç bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore janë infektuar me Kovid-19 edhe 1000 punëtor shëndetësor.