Maqedoni

Nuk tërhiqemi, ligji fillon më një janar

24.12.2014 18:16

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavrevski, ka njoftuar se Ligji për Pagesën e Kontributeve për Honorarët do të hyjë në fuqi prej më një janar...

Sipas tij, kjo masë është e drejtë dhe do të mundësojë që edhe honoraristët të kenë statusin e punëtorëve të siguruar, ngase deri më tani nuk ka qenë e drejte që minatorët apo punëtorët e konfeksionit me një pagë prej 12 mijë denarësh të paguajnë sigurim shëndetësor e pensional, e këtë të mos e bëjnë të tjerët që marrin honorare prej 12 mijë denarë deri më 50 mijë denarë.
 
Sipas Stavrevskit, “Thuajse të gjitha vendet evropiane, duke filluar nga Gjermania, Çekia, Belgjika, Danimarka kanë masë të njëjtë. 
 
“Masa është e drejtë dhe do të mundësojë që honoraristët të futen në sistemin e sigurimit shëndetësor dhe të mos ketë asnjë arsye që të tjerët që paguhen me  12.000 denarë rrogë, të paguajnë kontribute, ndërsa ata që kanë honorare në të njëjtën shumë të mos paguajnë”- deklaroi ministri i Financave, Zoran Stavrevski.
 
Sektori i biznesit dhe shumë honoraristë që përfshihen në këtë ligj, dolën edhe në protesta kundër tij, madje paralajmërohen edhe protesta të reja, pasi vlerësohet se masa e re e qeverisë është vetëm një mundësi për t’u mbushur fondi i zbrazët pensional.
 
BESIM ABDULLAI