Kontesti maqedono-bullgar, Gençovska: Pres rezultate konkrete nga bisedimet
Shefja e diplomacisë bullgare, Teodora Gençovska....

Shefja e diplomacisë bullgare, Teodora Gençovska, ka vlerësuar pozitivisht ristartimin e bisedimeve Shkup – Sofje. Gençovska pret rezultate konkrete na këto bisedime.
Ajo gjithashtu ka thënë se bisedimet kanë marrë dimensione të tjera edhe sa i pëket çështjes së Ukraniës por edhe sigurisë ajrore të Maqedonisë së Veriut.
“Presim rezultate konkrete duke pasur parasysh faktin se ministritë për punë të jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë koordinues të mbarë procesit. Krahas realizimit të dialogut për çështje politike, në një bisedë me shefin e diplomacisë të Maqedonisë së Veriut, zgjeruam përmbajtjen e bisedimeve. Në këtë drejtim dua tu them dy punë: sa i përket Ukrainës ne i propozuam, që sipas nevojës me kërkesën e tyre ta tërheqim ekipin e ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Ukrainë. Tema e dytë ka të bëjë me NATO-n. Bullgaria ka ripërtrirë propozimin për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut.” – tha Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska.
Bisedimet me fqiun lindor u intensifikuan nga dy kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Kirill Petkov dhe takimet e dy qeverive në Sofje. Jo më larg se një muaj kryeqytetin bullgar për një vizitë zyrtare pritet ta vizitojë edhe presidenti Stevo Pendarovski. Takimi po dakordohet me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev me qëllim të dhënies së kontributit pozitiv për tejkalimin e kontestit midis dy vendeve. (Meral Ismaili, TVM2)
