Maqedoni

Parashikimi i motit

28.01.2022 09:03

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot kryesisht të vranët por nuk do të mungojnë as intervalet me diell....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot kryesisht të vranët por nuk do të mungojnë as intervalet me diell. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës, kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale bore, e herë pas here në vendet më të ulëta reshjet do të fillojnë si reshje të kohëpaskohshme të shiut që mund të ngrijnë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi në veriperëndim.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -9°C deri në -1°C, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 3°C deri në 12°C.

Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm ku gjatë pasdites do të ketë vranësira të cilat do të shoqërohen edhe me reshje të shiut. Në vende të larta pritet edhe borë. Temperatura minimale do të ulet në -6°C, kurse maksimalja do të arrijë në 8°C.