Maqedoni
Shkup, sanksionohen 207 shoferë, 104 për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve
28.01.2022 09:22
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 207 sanksione.
Njëqind e katër sanksione janë shqiptuar për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, gjashtë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, shtatëmbëdhjetë sanksione për automjete në gjendje jo të rregullt teknike.
Poashtu janë shqiptuar edhe dy sanksione për shoferë fillestarë, tetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) dhe katërmbëdhjetë sanksione për këmbësorët.
Nga MPB njoftojnë se kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
